PRISHTINE Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel do të nisë sot takimet zyrtare në Kosovë, gjatë një vizite që do të kryejë deri në 5 korrik 2015.
Gjatë vizitës së tij, ai do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve zyrtare. Sot Engel do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në orën 10:00 në zyrën e Presidentes.
Një ditë më vonë në 1 Korrik, Engel do të takohet me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Petrit Selimi, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në sallën P37, duke filluar nga ora 11:00.
Më vonë, në orën 13:30 kongresmeni Eliot Engel do të takohet edhe me Zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanovic.
Engel në ditët në vazhdim do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme Skender Hysenin, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri.
(d.b/BalkanWeb)