Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me Kongresmenin Republikan të Michigan, Rep Tim Walberg në një vizitë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Kongresit Amerikan.

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi bëri me dije se kongresmeni Republikan vlerësoi raportet me Partinë Demokratike si një forcë politike aleate dhe e besueshme në trajtimin e këtyre problematikave dhe si një partner i besueshëm i shtetit Amerikan.

Ai u shpreh se kapja e shtetit dhe drejtësisë në Shqupëri, meritojnë të trajtohen pa kompromis dhe me objektivitet.

Postimi i plotë:
Një takim mbresëlënës me Kongresmenin Republikan të Michigan, Z. Rep Tim Walberg dhe vizitë në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kongresit Amerikan.

Me Kongresmenin Walberg për më shumë se 1 orë ndamë shqetësimet për zhvillimet në Europë, Ballkan, dhe për gjendjen jo të mirë të demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës në Shqipëri.
Kënaqësi të dëgjosh nga afër këshillat e një njohësi kaq të mirë të rajonit tonë si Z. Walberg, 7 herë Anëtar i Kongresit për përfaqësimin e Michiganit.

Qëndrimi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO, një arritje e madhe kjo gjatë qeverisjes së PD, krah aleatëve në sfidat e pushtimit të Ukrainës apo kërcënimeve të tjera si sulmet kibernetike nga Irani, janë një moment për t’u vlerësuar.
Por nuk ka rrezik më të madh për sigurinë dhe partneritetin me NATO dhe SHBA se sa korrupsioni qeveritar dhe drejtësia e kontrolluar.

Në këtë kuadër, pata dakordësinë e zotit Walberg se këto çështje duhen adresuar sa më shpejt dhe me energji.
Kongresmeni Republikan vlerësoi raportet me Partinë Demokratike si një forcë politike aleate dhe e besueshme në trajtimin e këtyre problematikave dhe si një partner i besueshëm i shtetit Amerikan.

Edhe nga z. Walberg mora garanci se ai do ta rrisë monitorimin ndaj zhvillimeve në vendin tonë dhe se vetëm qëndrimet objektive e të bazuara mbi faktet reale, të partnerëve dhe institucioneve, janë ndihmë për të dalë nga kriza që po përjetojnë shqiptarët prej keqqeverisjes dhe korrupsionit madhor.

Fenomenet e abuzimit, kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga qeveria në Shqipëri, meritojnë të trajtohen pa kompromis dhe me objektivitet.
U largova nga takimi me z. Ëalberg i befasuar nga njohjet e tij për rajonin e vendin tonë, dhe i prekur nga dashuria e tij për Shqipërinë, e dëshira që ne të ecim sa më shpejt drejt anëtarësimit në BE dhe drejt konsolidimit të demokracisë.

306553117 649497483203792 5429612781148920893 N
306553117 649497483203792 5429612781148920893 N
306616318 649497529870454 8176904315893078553 N
306616318 649497529870454 8176904315893078553 N
306962152 649497573203783 5158513125737545140 N
306962152 649497573203783 5158513125737545140 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb