“Nuk ka përplasje me LDK-në sa i takon kandidatit për kryeministër. Për 10 ose 14 ditë përfundojmë negociatat”. Kështu deklaroi Glauk Konjfuca nga Lëvizja Vetëvendosje. Deklarata e tij erdhi pas një takimi që u zhvillua sot mes dy subjekteve.

“Nuk ka përplasje sa i përket kryeministrit. Kurrë nuk është kontestuar fakti se kryeministri i Kosovës, pas pamundësisë së arritjes së koalicionit parazgjedhor me LDK-në, prej atij momenti ne ua kemi shpjeguar se kryeministri zgjidhet përmes popullit. Ne ua lam qytetarëve atë, dhe kjo tashmë është e qartë se mandatari për kryeministër i takon subjektit, i cili ka fituar më së shumti vota”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: