KOSOVË

Kryetari i Komunës së Pejës, njëkohësisht edhe nënkryetar i LDK- s, Gazmend Muhaxheri ka zbuluar prapaskenat e votimit të Glauk Konjufcës si kryeparlamentar, që sot shihet si ngërçi marrëveshjes që mban peng qeverinë e re.

Në një intervistë për Rubikon, Muhaxheri ka thënë se kur votuan Konjufcën në 2019, menduan se Albin Kurti do të formonte qeverinë me një partner tjetër dhe jo me LDK.

Por ai thotë më tej se Glauk Konjufcë le të marrë një pozicion tjetër dhe të japë dorëheqjen nga kryeparlamentar pasi fundja post politik është, dhe nuk është zgjedhur Papa.

Më tej shton se në këtë situatë vendin e ka sjellë LVV duke ndërmarrë veprime të njëanshme, dhe asaj i takon të gjej zgjidhje.

LDK sipas tij e ka votuar Konjufcën duke menduar se LVV ka gjetur partner tjetër, dhe jo me qëllimin se do të vazhdohej të kërkohej partneritet edhe më tutje me ta.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb