Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë të enjten se pavarësisht pse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka manadat nga Kuvendi i Kosovës, ai po insiston në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Konjufca i ka bërë këto komente në një konferencë për media ku ka komentuar takimin e radhës ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se Thaçi e Vuçiq e kanë ndryshuar taktikën e takimeve, duke i realizuar ato pa një paralajmërim paraprak. Sipas tij kjo është hera e parë që për takimin e sotëm në Bruksel, opinioni në Kosovë të njoftohet vetëm një ditë më herët.

“Presidenti Thaçi është në gjendje që të paguajë njohjen e Serbisë me territor të Kosovës”, është shprehur Konjufca, shkruan rel.

Sipas tij, deklaratat e Thaçit për korrigjim të kufirit dhe përfshirje brenda kufirit të Kosovës komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, janë vetëm mashtrim dhe asgjë tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb