Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është kthyer në një protagonist në skuadrën e Romës, teksa ka qenë titullar në sfidat e fundit, ku ka dhuruar performanca fantastike. Gjithsesi trajneri portugez Jose Mourinho ende nuk e ka të sigurt nëse do t’i besojë shqiptarit edhe sezonin tjetër ose do ta lërë të largohet.

Me Chris Smalling që do të largohet në fund të sezonit dhe Mancini që është një titullar i padiskutueshëm për Moun, Kumbulla duhet të mposhtë konkurrencën me mbrojtësin brazilian Ibanez.

Mbrojtësi kuqezi zuri pikërisht vendin e brazilianit këto ndeshje, pasi ky i fundit pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave, por me rikthimin e tij që do të ndodhë së shpejti, Mourinho do të vihet në një dilemë të madhe. Gjithsesi, favorit vazhdon të jetë shqiptari, me mediat italiane që e cilësojnë si një lule që është duke çelur.

Kumbulla

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb