Rita Ora është duke shijuar një moment magjik në karrierën e saj, pasi është pjesë e jurisë së “The Voice Australia”.

Por në episodin e së martës mbrëma, një konkurrent, i quajtur Henry Starr, u zhvesh dhe nisi të bënte striptizëm pranë këngëtares, duke shkaktuar habinë e saj dhe reagime të shumta në radhët e publikut.

Interpretimi i djalit është pëlqyer në masë nga publiku, e ndonëse nuk u kualifikua për më tej në këngë, ai ishte një perfromues dhe kërcimtarë i admirueshëm.

“Rita është aq flirtuese”, vuri në dukje një fans në komentin e tij në Tëitter.

“Ishte brilante”, shkroi një tjetër.

“Kjo ishte pjesa më e mirë e performancës, të paktën Rita bëri një veprim”, tha një shikues i tretë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb