Resorti në Malin e Robit “Prestige” bëhet tani edhe më i arritshëm për të gjithë: Ata që do të duan ta kalojnë fundvitin në bregun e detit mund ta arrijnë këtë edhe falas.

Në Instagram, “Prestige Resort” Mali i Robit ka organizuar një konkurs ku një çift fitues do të darkojë në mbrëmjen festive, i ftuar nga kompania.

Gjithashtu, “Prestige Hotel Restaurant” në Tiranë e ofron këtë fushatë promovuese për një tjetër çift.

Organizatorët njoftojnë se artistët pjesëmarrës me muzikën dhe artin e tyre do të bëjnë edhe me të shijshme menutë tradicionale të dy restoranteve, të ndërthurura me kuzhinën bashkëkohore.

Të interesuarit do t’i gjejnë rregullat e pjesëmarrjes në konkurs në rrjetet sociale të Prestige Resort Mali i Robit, dhe Prestige Hotel & Restaurant Tirana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb