Eksperiencë unike ka qenë konkursi kombëtar “Moot Court Albania”, edicioni i dhjetë për gjashtë studentë e fakultetit të drejtësisë së universitetit “Luarasi”. Në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, në një gjyq simulues mes studentëve të fakultetit të drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe studentëve të fakultetit të drejtësisë së universitetit “Luarasi” u gërshetuan dijet teorike me praktiken gjyqësore.

Studentët e drejtësisë së “Luarasit” paraqitën argumentet e tyre me shumë profesionalizëm dhe etikë në konkursin e organizuar nga Qendra Europiane për të Drejtat e Njeriut. Juria përbëhej nga profesionistë të nderuar të fushës së drejtësisë ndër ta ndër ta dy gjyqtarë të gjykatës Kushtetuese. Në fund të gjyqit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese zonja Holta Zaçaj tha se konkursi kishte dy skuadra fituese.

“Vlerësimet për ju janë maksimale. Universiteti “Luarasi” bëri një performancë të shkëlqyer ,brezat që po vijnë janë të formësuar mirë, kanë dëshirë dhe pasion për te drejtën”, u shpreh Zaçaj.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Zaçaj ftoi zyrtarisht studentët e drejtësisë të bëhen bashkëpunëtorë të gjykatës që drejton.
“Ju ftoj të bashkëpunoni me Gjykatën Kushtetuese pasi ne duam të përdorim energjinë tuaj. Emrat tuaj do të mbahen shënim nga organizatorët që të bashkëpunojmë në vijim” u shpreh Kryetarja e Gjykatës Kusahtetuese Zaçaj

Krenaria është e shumëfishtë për studentët dhe pedagogët e fakultetit të drejtësisë të universitetit “Luarasi” pasi në rrugëtimin e tyre ata mundën 11 fakultete të drejtësisë në vend.
“Ishte eksperiencë e bukur, pasi në gjithë historinë e Mood CourtAlbania “Luarasi” ka marrë piket më të larta”, tha një studentë e drejtësisë në “Luaras”.

Studentët e drejtësisë së “Luarasit” para dy vjetësh kanë përfaqësuar Shqipërinë mes 7 shteteve në konkursin rajonal ne Nish të Serbisë duke bërë përfaqësimin më dinjitoz nga të gjitha skuadrat shqiptare ndër vite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: