Ministria e Kulturës ka shtyrë afatin e dorëzimit të aplikimeve për postin e Drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Njoftimi është bërë në faqen e ministrisë ndërsa më herët drejtoresha aktuale Zana Çela, e cila kërkon një mandat tjetër, tha në një intervistë për News24 se afati duhej shtyrë pasi me mbylljen e aplikimeve më 19 prill ministria kishte bërë shkelje.

“? NJOFTIM!!!?
Duke marrë shkas nga kërkesat e vazhdueshme për informacion, për të gjithë të interesuarit, afati i aplikimit për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shtyhet deri në datën 06 maj 2022”.

Whatsapp Image 2022 04 19 At 8.40.48 Pm
Whatsapp Image 2022 04 19 At 8.40.48 Pm

Kujtojmë që Zana Çela e quajti konkursin diskriminues duke qenë se kriter për drejtorin e ri është master shkencor në ekonomi. Për këtë të fundit, Ministrja e Kulturës u shpreh se kriteri është rekomandues jo përjashtues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb