Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për rolin që ka marrë Presidenti Meta në menaxhimin e pandemisë dhe qëndrimin mes opozitës dhe qeverisë në këtë situatë të re.

Gjekmarkaj thotë se prej 2 vitesh Meta ka qenë në pozicion të vështirë dhe të sforcuar kurse tani po faktorizohet politikisht duke përdorur misterin.

Nga njëra anë luan me opozitën për shifrat, nga ana tjetër me Ramën për misterin duke thënë se do e vlerësojë si kryeministër në qershor. Po ashtu kryeministri nga ana tjetër sipas Gjekmarkaj po e trajton Metës si nxënës por analisti thotë se të dyja palët, si ata që mendojnë se tashmë Presidenti është njësh me qeverisë si ata që mendojnë se ai është ende në pozitat që ishte të paktën deri më 2 mars kur zhvilloi tubimin gabojnë.

 

 

”Çështja është shumë relative. Është interesante të shohësh sjelljen politike të Presidentit në këto kohë dhe çuditem në këtë status që pashë tani për intelektualët që nuk lexojnë libra. Edhe ata që mendojnë se Presidenti është bërë njish gabojnë, por edhe ata që mendojnë se është në pozitat e kaluara gabojnë. Por unë them se është në pozitë të sforcuar. Në dy vite ka qenë në pozitë të parehatshme nga qeveria, sulme të ekzagjeruara, për Gjykatën Kushtetuese, Reformën në Drejtësi, SPAK.
Shiko Meta ka bërë hapa edhe të diskutueshëm por reagimi i mazhorancës ka qenë i spoporcionuar. Presidentin e kam parë në një pozicion solid në mbrojtje të interesit publik kur ka dhe interesa personale. Nuk më interesojnë interesat personale në këtë rast. Shpeshherë ka thyer etikën me gjuhë jopresidenciale, të ashpër ndaj kryeministrin dhe qeverisë duke u ulur si klerik para kishës dhe quante të keqen më të madhe qeverinë dhe Ramën.

është në pozitë të parehatshme dhe të sforcuar. Nëse deri para pak kohësh e quanin ‘Like Xhani’, ministrat socialistë, dhe ky i kthehej me gjuhën e ashpër. Kishte përplasje politike. Kam marrë shpesh anën e Presidentit sepse mendoja se ishte institucioni i vetëm i pakapur nga qeveria.
E gjykoja si institucion i pakapur, ndërkohë që s’kishte më institucione jashtë, opozita jashtë. Pandemia kërkon unitet, opozita dhe Presidenti kanë qenë bashkëpunues por kjo s’do të thotë që Presidenti të kthehet në haki- çakun e qeverisë. Ne po analizojmë sjelljen politike, po përpiqem të analizoj sjelljen politike. Meta është politikan mistik, ndoshta ka vuajtur dhe nga sindroma e marrëveshjes Basha- Rama. E ka ndjerë veten të defaktorizuar në skakirën e përplasjes dhe më tej kur opozita doli nga parlamenti kur kryeministri ka dhe mazhorancën dhe opozitën e re që i komandon.

Shohim interesante dhe sjelljen e ambasadores amerikane ndaj tij. Ka sjellje të mira na Metës. Nëse më parë përdori një fjalor të pazakontë për flamurin amerikan. Metën e shoh të faktorizuar politikisht. Shoh dhe gjuhën e Ramës që e trajton si
Këta të LSI lëvizin si familje. Tit Vasili ishte në seli, Kryemadhi bënte petulla në shtëpi. Rama bën shantazh komunikativ me të. Meta luan me misterin dhe faktorizohet qoftë me opozitën për çështje numrash, qoftë me Ramën.”- tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb