PARIS– Partia konservatore (UMP) e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy pritet të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme rajonale, sipas të gjitha parashikimeve.

”UMP-ja (Bashkimi për një Lëvizje Popullore) pritet të marrë 29-32 për qind të votave”, sipas agjencisë së specializuar për zgjedhjet, CSA.

Në ndërkohë, e djathta ekstreme Fronti Nacional e Marine Le Penit pritet të marrë deri në 25 të votave.

Partia Socialiste në pushtet e presidentit, François Hollande është në pritje të 20 për qind të votave të francezëve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: