Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole. Ish-senatori ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjumë dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj humbjeje.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

Senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.
Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb