SHKODËR- Përveç vonesës, konstituimi i Bashkisë së Shkodrës është zhvilluar nën një tension të madh, të shoqëruar me debate e kërcënime. Kjo pasi këshilltarët e majtë kërkuan që votimi të jetë transparent. Debatet janë zhvilluar për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Bashkiak pasi janë gjetur disa fletë votimi me shenjë. Këshilltarët e majtë kanë deklaruar se po abuzohet me votimin, çka ka sjellë acarimin e situatës dhe palëve.

Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit fitoi kandidatja e djathtë, Voltana Ademi, kundrejt Keti Bazhdarit. (m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: