Është konstituuar sot Këshilli i ri i Bashkisë Roskovec, i cili u zgjodh nga qytetarët në zgjedhjet e 30 qershorit. Këshilli i ri i Bashkisë Roskovec ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku kanë marrë  mandatet 19 këshilltarë nga 21 që është numri i përcaktuar i këshilltarëve për Roskovecin.

Pas zgjedhjes se komisionit të mandateve dhe verifikimit të tyre kanë marrë mandatin 17 këshilltarë nga PS ,1 këshilltar nga Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe 1 këshilltare nga PDS, ndërsa 2 anëtarë këshilli nga PS nuk kanë marrë pjesë në mbledhje duke bërë të pavlefshme edhe mandatin e tyre.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Roskovec është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit të bashkisë Roskovec si dhe zëvendëskryetarët.

Mbledhja e sotme e këshillit të bashkisë ka zgjedhur edhe anëtaret për keshillin e qarkut Fier. Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiakja e Roskovecit për një mandat të dytë Majlinda Bufi.  Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë Roskovec kanë qenë dhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruci si dhe deputet të PS-së në qarkun e Fierit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb