TIRANË- Komisioni i Jashtëm parlamentar është mbledhur sot për të diskutuar për Konsullatën në Milano pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të shkarkuar konsullin, Luljeta Çobanaj. Por opozita nuk merr pjesë në komision.

Kryetarja e komisionit, Arta Dade ka shprehur keqardhjen për mungesën e opozitës dhe më pas mbledhja ka vijuar me raportimin e zëvendësministrit të jashtëm, Halil Hyseni.

“Keqardhje që opozita mungon. Do diskutojmë për konsullatën në Milano”, ka thënë Dade. Ndërsa zv.ministri Hyseni ka folur për punën e dy konsullatave në Romë e Milano.

Hyseni: Në Romë dhe në konsullata ofrohen shërbime. Në Milano e Bari ofrohet gjendja civile. Për situatën në Milano, MPJ reagoi menjëherë. Pushuam nga puna njerëzit e përfshirë. Fenomeni nuk e implikon konsullatën shqiptare.

Dokle: Mos duhet më shumë kontroll mbi konsullatat?
Dade: A ka pasur raste të tjera të elementëve të korrupsionit?
Barbullushi: Konsullatat në Greqi e Itali ofrojnë shërbime. Së shpejti do hapet konsullata e Mynihut
Dule: Regjistrimi i emigrantëve a menaxhohet nga konsullatat?
Barbullushi: Regjistrimi në gjendjen civile, pranë konsullatave. Ka kapacitete për të menaxhuar regjistrimin

Pas denoncimeve në media, Ministria e Punëve të Jashtme vendos të shkarkojë nga detyra konsullen në Milano Luljeta Çobanaj.

Vendimi erdhi pas në një emision investigativ ku u denoncuan abuzimet në Konsullatën e Përgjithshme të vendit tonë në Milano. “Ndërkohë për rastin në fjalë do të ketë një hetim të plotë për të identifikuar të gjitha përgjegjësitë e mundshme”, thekoi Ministria e Jashtme. Sipas denoncimit, konsullja jepte certifikata martese kundrejt një shume prej 1 mijë eurosh pa pasur nevojë për dokumente të tjera apo vërtetime nga njësitë administrative në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb