Konsumimi i perimeve si lakra dhe brokoli mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të kancerit në zorrë të trashë, thotë një studim i ri.

Hulumtimet e kryera nga Instituti Francis Crisk në Londër kanë zbuluar se disa kimikale që prodhohen në këto perime mund ta zvogëlojnë inflamacionin në stomak dhe zorrë, duke ulur rreziqet për kancer në zorrë të trashë, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është publikuar në revistën mjekësore ‘Immunity’, ka zbuluar përfitimet shëndetësore të një diete të pasur me indol-3-karbinol (I3C).

I3C prodhohet në trup kur perimet nga klasa Brassica treten.

Perimet e tilla përfshijnë brokolin, lakrën, lulelakrën, etj.

Përmes eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se prezenca e I3C-së është e aftë ta parandalojë inflamacionin e zorrës së trashë dhe kancerin duke e aktivizuar një proteinë të quajtur AHR.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: