DELVINE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Delvinë, teksa një 4-vjecare është helmuar, pasi ka pirë ilaçet e tensionit të gjyshes së saj aksidentalisht.

Mësohet se 4-vjecarja me inicialet F.A është dërguar fillimisht në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës dhe pas ndihmës së parë është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sipas bluzave të bardha nga spitali i Sarandës, e mitura ka shkuar në spital në gjendje intoksikacioni medikamentiz me çrregullime elektrolitike.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: