DURRES

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka shoqëruar një grup klandestinësh të ardhur nga vendet e lindjes.

Burime zyrtare thanë se ndërhyrja e policisë erdhi pas një telefonate nga punonjës pranë xhamisë, sipas së cilës një grup prej 6 djemsh të rinjë janë parë duke konsumuar lëndë narkotike dhe janë bërë problematik në ambientet ku strehohen në xhami.

Menjëherë pas kësaj telefonate blutë e Durrësit, kanë bërë të mundur shoqërimin e tyre në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb