Anonio Konte u shkarkua nga Çelsi, por deri tani tekniku italian nuk ishte krejtësisht i lirë nga klubi anglez. Mosmarrëveshjet në lidhje me kontratën për 11 milion euro që Blutë e Londrës nuk pranonin të paguanin mbanin peng trajnerin. Gjithçka pritet të zgjidhet shpejt, pasi më në fund ka ardhur dita e përballjes në Gjykatë, ku sipas të gjitha gjasave Konte do të fitojë të drejtën e tij. Por edhe sikur kjo të mos ndodhë, ai do të jetë i lirë të gjejë një tjetër skuadër për të trajnuar dhe ofertat në tavolinën e tij janë të shumta dhe presin prej kohësh përgjigje.

Antonio Conte
Antonio Conte

Jo vetëm Konte, pasi edhe shumë klube të tjerë të Europës janë në pritje, mbi të gjithë ata të Serisë A. Megjithëse duket e vështirë, nuk është i pamundur rikthimi i tij në pankinën e Juventusit. “Zonja e Vjetër” po kërkon zëvendësuesin e Masimiliano Alegrit, që në fund të sezonit pritet të largohet për të provuar një aventurë në një tjetër kampionat. Emri Antonio Kontes është gjithaashtu në listën e Interit dhe Milanit. Në këtë derbi të favorizuar janë zikaltërit për shkak të raportit miqësor mes trajnerit dhe administratorit të deleguar Bepe Marrota. Së fundmi, në skenë ka dalë edhe Roma. Klubi verdhekuq nuk do të rinovojë kontratën me Klaudio Ranierin dhe Antonio Konte konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer skuadrën drejt objektivave të rëndësishëm duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: