Asgjë e re. Takimi i shumëpritur mes Masimiliano Alegrit dhe Andrea Anjelit nuk ka ndodhur as ditën e sotme, pasi presidenti bardhezi ishte në selinë e Legas në Milano dhe po kthehet aktualisht drejt Torinos. Alegri, nga ana tjetër, ka mbërritur në mëngjes në Kontinasa, ka zhvilluar seancën e radhës nën vështrimin e Fabio Paratiçit, ndërsa Pavel Nedved nuk ishte prezent.

Për momentin, trajneri mbetet ende timonieri, ndërsa ditën e djeshme trioja Anjeli-Paratiçi-Nedved kanë diskutuar për përballjen përfundimtare mes klubit dhe trajnerit, që deri dje cilësohej si i sigurt. Por, mesa duket, do të vijojë me normalitetin e zakonshëm bashkëjetesa Juventus-Alegri, me këtë të fundit, që vijoi edhe sot ritimet e zakonshme të punës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb