Konte është i fokusuar 100% te derbi i nesërm kundër Milanit. Trajneri i Interit e di mjaft mirë peshën e një sfidë të tillë, ndaj jo më kot thekson në konferencën për shtyp se këto 90 minuta vlejnë më shumë sesa tre pikët.

Ai mbajti sërish në dilemë prezencën e portierit dhe kapitenit Samir Handanoviçi, por siguroi se Kristian Eriksen do të jetë titullar nga minuta e parë. Te Milani vlerësoi në maksimum prezencën e Zllatan Ibrahimoviçit.

“Me derbin nisim një cikël ndeshjesh mjaft të rëndësishme, që duan përqendrim dhe vlerësim maksimal. Milani vlen shumë më tepër sesa pikët që ka në klasifikim dhe tani ka në përbërje edhe një kampion si Ibra. Duhet të bëjmë kujdes dhe të gjejmë mënyrën e duhur për të dalë me tre pikë nga kjo sfidë”, deklaroi trajneri salentin.

“Për Handanoviçin më mirë të flasin mjekët, pasi ata vlerësojnë më mirë gjendjen. Eriksen është një vlerë e shtuar për ne pasi ka cilësi të mëdha teknike, por normalisht do t’i duhet pak kohë për të kuptuar idenë tonë të lojës dhe atë çfarë unë kërkoj”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: