Antonio Konte bëhet gati të përballet me Juventusin në një ndeshje që vlen shumë në luftën për titullin. Takimi Juve-Inter do të luhet pa tifozë dhe në këtë pjesë të sezonit, duke se kjo gjë favorizon zikaltërit, por Konte mendon se tashmë bëhet fjalë vetëm për shëndetin e të gjithëve dhe kjo ka përparësi.

“Publiku është i rëndësishëm në futboll, sidomos në ndeshje kaq të veçantë. Një stadium i boshatisur është i shëmtuar. Por duhet të tregohemi të vëmendshëm në këtë moment delikat pasi shëndeti vjen para të gjithave dhe duhet të bëjmë më të sigurtën. Na pret një ndeshje përballë një skuadre shumë të fortë dhe që e respektojmë. Nga ana jonë ekziston ambicia që nëpërmjet punës t’i afrohemi sa më shumë të jetë e mundur. Juve-Inter do jetë gjithmonë një sfidë e madhe, por merr një rëndësi të veçantë edhe për renditjen. Kjo është dëshmi e punës që kemi bërë dhe do u jem gjithnjë falënderues lojtarëve për atë që japin çdo ditë.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: