Kampionati, merkatoja dhe barazimi me Leçen që është ende një plagë e hapur. Po mbetet vullneti që të vijohet të ecet përpara, përgjatë kësaj rruge dhe me kokën ulur. Antonio Konte paralajmëron Interin e tij që të mos ulë vigjilencën përballë Kajliarit sepse “ajo është një skuadër e mirë dhe këtë e tregon renditja”.

Sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet për të ardhurit e rinj në ekip dhe të atyre që pritet të vijnë. “Duhet të përforcojmë ekipin me ide dhe inteligjencë dhe kështu po bëjmë. Por të kemi kujdes sepse nuk kemi blerë gjysmën e Real Madridit”.

Në fund dy fjalë për shkëputjen e Juves. “Duhet të vijojmë me entuziasëm pa parë të tjerët. Kemi fituar besueshmëri dhe tani të gjithë habiten kur barazojmë në transfertë. Kjo sepse skuadra është përmirësuar, por duhet të vazhdojmë kështu”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: