Një incident i ndodhur në portin Akaba në Detin e Kuq në Jordani, ku pati një rrjedhje të gazit toksik të klorit, ka shkaktuar vdekjen e 12 viktimave duke lënë qindra të plagosur.

Gazi i klorit eksportohej në Xhibuti, por sipas zyrtarëve u shkaktuar një rrjedhje gjatë transportit,.

Ndërkohë autoritetet u kanë kërkuar banorëve që jetojnë pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja që të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë brenda pasi gazi toksik mund të shkaktojë situata serioze. Ekipet e specializuara duke përfshirë aeroplanët e evakuimit janë vendosur nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, ndërsa po përpiqen të kenë në kontroll situatën.

Sakaq incidenti po hetohet nga zyrtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: