Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin, ku u gjetën 143 kg kokainë.

Droga u sekuestrua në portin e Durrësit pak ditë më parë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të Klajdi Xibrakut dhe Erjon Petit, të cilët qëndronin pas kafazit prej xhami, gjatë dhënies së masës nga gjykata e Durrësit.

Të dy të arrestuarit, të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb