Menaxheri i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerin e të cilës u sekuestruan në portin e Durrësit 11 kg e 675 gr kokainë, është lënë sot në burg. Mësohet se gjykata e Durrësit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Barjon Gumeni, banues në Tiranë.

34-vjeçari është aksioner me 10% në këtë kompani, e cila kishte porositur kontejnerin me banane nga Ekuadori. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner.

Sasia e kokainës u gjet më 13 korrik, në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë shqiptare “Alba Exotic fruit”, me seli në Kombinat, dhe që operon në treg që nga viti 2011.
Ndërkohë, administratori i kësaj kompanie, Eduart Dauti është shpallur në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb