Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi ka shprehur dyshimet e tij për vjedhje të votave në Qarkun e Tiranës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Abazi thekson se duhet të vendoset drejtësi për krimin elektoral.

Mes të tjerash ai shtoi se do të kërkojë hetim të plotë dhe rinumërim në Qarkun e Tiranës.

REAGIMI I ABAZIT
Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb