Deputeti demokrat Ervin Salianji, foli në Kuvend mbi kontrabandën e naftës.

Ai pyeti se cilët janë porositësit e naftës, ndërsa ka rreshtuar pesë kompanitë të cilat kanë të drejtën për të sjellë naftë në vend.

“Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër. Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri.

Kastrati, Gega, Alpet, Elda, Bolvoil kanë të drejtë të importojnë në PortoRomano. Cili nga këta jau ka mbyllur gojën?

Ka një rezolutë që ndalon jo vetëm shitblerje po çdo përpunim të anijeve nga ky shtet. Pse nuk flet qeveria?

Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri.

Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj.

Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargo. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot.

E njejta skemë e arritjes së pushtetit për oligarkët. Keni thyer embargo për naftën libiane dhe do ta gjejmë ne e do tju themi që kjo është kompania që po bën kontrabandë”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb