Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka ironizuar projektligjin e qeverisë për ndihmat detare, duke u ndalur në rastin e anijes me naftë kontrabandë që mbërriti nga Libia në Portin e Durrësit.

Salianji u shpreh sot në Kuvend se qeveria jep ndihma detare për anijet nën embargo dhe nuk jep as emrat që i kanë porositur ato.

“Nuk është ndonjë marrëveshje që ka debat të madh. Një marrëveshje për ndihmën detare ku Shqipëria aderon pas kaq vitesh. Ka një gjë që ndihmat më të mëdha detare Shqipëria deri më sot. Si u pa para një jave. Jepen për anijet që vijnë nën embargo. Nuk flet qeveria për këtë. E kanë kapur kompanitë që nuk e nuk lejojnë as hetim. Nuk i përmendin as emrin. Përmenden vetëm disa punëtorë nga Lindja e Mesme. Kjo është ndihma detare që jep Shqipëria duke i dhënë kontrabandistëve akses. Këtë vit në verë janë kapur disa gomone. Kjo është ndihma detare që jep Shqipëria”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb