KUKËS- Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 53-vjeçar pasi akuzohet për kontrabandë mallrash. Sipas të dhënave zyrtare nga ana e specialistëve të Seksionit Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Policisë Kukës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rrustem Nërguti, pasi në autostradën Morinë-Kukës, në vendin e quajtur “Ura e Bardhocit”, u kap duke transportuar mallra kontrabandë, në mjetin e tij  tip “Benz”, me targa AA 959 AA, që dyshohet se kanë kaluar kontabandë në Doganën e Morinës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.A., vjeç 46, banues në Kukës, me detyrë doganier në doganën Morinë-Kukës, pasi duke qenë në detyrë nuk ka kryer kontrollin e mjetit të shtetasit Nergutit .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës,  për veprat  penale  “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: