Kampionati kryesor spanjoll i futbollit, “La Liga”, ka nënshkruar një kontratë të re për të drejtat televizive e cila do të jetë një rekord kombëtar.

Kontrata është e vlefshme deri në vitin 2022 dhe në çdo sezon “La Liga” do fitojë 1.14 miliard euro. Lajmin e ka konfirmuar vetë “La Liga” e cila shton se kjo është një rritje me 15% nga kontrata e mëprashme.

Gjithsesi edhe pse ka vendosur rekord në Spanjë sërish mbetet larg “Premier League”, kampionatin anglez që përfiton 2,3 miliardë euro në sezon deri më 2019.

Ndërkohë “Bundesliga” ka një kontratë deri më 2021 dhe fiton 1.16 miliard euro.

Më pak nga 4 kampionatet kryesore në Europë përfiton “Seria A” me 973 milionë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb