Tre vite në krye në Shqipërisë, të mërkurën Edy Reja sfidon Italinë, mund të jetë ndeshja e tij e pafundit pasi kontrata i skadon në nëntor, vetëm pas sfidës me Armeninë do të ulet në një tavolinë me presidentin e FSHF-ës për të diskutuar të ardhmen. Me nderim, me qetësi. sepse nën drejtimin e tij Shqipëria u rrit dhe madje iu afrua fazës së ‘play-off’-it për kualifikimin në ‘Katar 2022’. Ajo grumbulloi 18 pikë në grupin I kualifikues, pas Anglisë dhe Polonisë, që fitoi ndeshjen e fundit direkte në Shqipëri. “Ne u përpoqëm, – tha Reja ekskluzivisht për ‘Tuttomercatoëeb.com’. – Një pikë mjaftonte me Poloninë, por pësuam një gol pas 10 minutash për shkak të një gabimi. Sa keq, bëmë shumë mirë duke fituar dy herë kundër Hungarisë, grumbulluam 18 pikë. E besuam kualifikimin, ishte një moment veçanërisht pozitiv”.
A ka zhgënjim? Ishte ndeshja e fundit, nëse fitonim do të shkonim në ‘play-off’. Dhe Rusia nuk do të ishte atje, kështu që e kishim rrugën e shtruar… Nuk ka zhgënjim, por në një moment shpresonim, po.

Kombëtarja shqiptare duket në rritje të vazhdueshme, me një koloni të madhe futbollistësh ‘italianë’… Ka shumë prej tyre. Është Djimsiti, pastaj Kumbulla, një djalë shumë i mirë, por fatkeqësisht nuk po gjen shumë hapësirë te Roma. Ismajli po rritet tek Empoli, një mbrojtës i madh. Sikur të ishte pak më i qetë në fazën e posedimit të topit mund të bëhej një futbollist i rëndësishëm. Pastaj Hysaj, Bajrami dhe Berisha, kapiteni ynë.

Dhe Asllani i ri, që po gjen pak hapësirë tek Interi… Ai duhet të luajë. I imi është një fjalim egoist, si trajner i Shqipërisë. Shpresoj që ai dhe Kumbulla të pranojnë huazimin në janar për të gjetur më shumë hapësira aktivizimi.

A ua përmendët këtë Asllanit dhe Kumbullës? Çfarë thonë ata? Po, ua thashë dhe atyre. Ata nuk janë shumë të lumtur, por çfarë mund të bëjmë ne? Ata kanë kontratë me dy klube të mëdhenj. Duke thënë këtë, shpresoj se diçka mund të ndodhë, duke pasur parasysh moshën që ata duhet të luajnë më shumë.

Ylli juaj i ri luan në Angli. E kemi fjalën për Armando Brojën e Chelsea… Ai ka një potencial të madh, është një lojtar i strukturuar, 190 cm i gjatë, ka teknikë dhe shpejtësi të madhe, nuk e kapni dot kur starton. Ai ka vetëm një fazë, që është posedimi. Duhet të përmirësojë të dytën, sepse kur aksioni ka mbaruar, pak e ndihmon skuadrën. Nga ky këndvështrim, këtë sezon po ecën pak më mirë, por sigurisht që nuk e ndihmon fakti që luan 20 ose maksimumi 30 minuta.

Në verë kishte radhë për të. Atalanta, Milani dhe Napoli në gjurmët e tij… Është e vërtetë, Napoli mbi të gjitha e donte. Giuntoli ishte i interesuar, ai foli edhe me ne. Sidoqoftë, Broja synonte të qëndronte te Chelsea, një klub që më pas e rinovoi kontratën e tij.

Cila do të jetë e ardhmja juaj? Me presidentin e federatës kam një marrëdhënie shumë të mirë, jam i qetë. Pas këtyre miqësoreve do të kalojmë disa ditë për të vendosur se çfarë do të bëjmë dhe më pas do të mblidhemi për të marrë një vendim. Çfarë loje prisni nesër? Kur luan kundër Italisë, motivimi është vetvetiu ekstra. Ka një pritshmëri të madhe nga ana e popullit, shqiptarët kanë konsideratë të madhe për italianët, ata i shohin të gjitha ndeshjet tona dhe i njohin mirë të gjitha skuadrat. Shqipëria mund të konsiderohet një brinjë e Italisë dhe ndeshja duhet të jetë një festë. Shpresoj të dalë një lojë e mirë dhe Shqipëria të bëjë mirë. Nuk po them të marrim një rezultat pozitiv, por të bëjmë paraqitje të mirë. Kjo do të thotë të bëjmë hapa të mëtejshëm përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb