TIRANË-Kontratat doganore kanë hapur debat mes ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe deputetit Arben Ristani në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti Ristani i është drejtuar ministrit duke i thënë se kompanisë së gruas së Blair i janë paguar 500 mijë euro. Ndërsa ministri u kundërpërgjigj “ Thoni faleminderit për 180 milionëshin që kursyem.
Pas debateve Komision i i Ligjeve miratoi Projektligjin për koncesionin e shërbimit të skanimit në dogane.

Gjatë mbledhjes ministri Cani u shpreh se Minisria e Financave zgjidhi mosmarrëveshjen me ‘Rapiscan’ çka riktheu koncesionin e skanimit të kontenierëve në dogana. Koncesioni sipas ministrit Cani u kundërshtua nga kompanitë e biznesit për shkak të tarifave të larta.

“Ne rifilluam nga e para negociatat me ‘Rapiscan’. Çëhstja shkoi në arbitrazh. Nga negociatat e dyta u arrit marrëveshje për disa pika. U bë kërkesë që çmimi most ë përcamktohej nga numri I deklaratave doganore.”- sqaroi Cani.

DEBATET
RISTANI: Mund të na tregoni mendimet me shkrim që keni
CANI-RISTANIT: Ju me ofenduat me thatë se po gënjej
RISTANI: Në dy vite qeverisje sa janë shtuar kontratat doganore?
PËRGJIGJET ZV/ MINISTRJA: Nga 2013 – 2014, në 8 %
RISTANI: Kompanisë së gruas së Blair i janë paguar 500 mije euro
CANI: Thoni faleminderit për 180 milionëshin që kursyem
FINO: Pse shqetësohet opozita, mos kursejmë 100-180 mln euro
CANI PRANON: Kemi bërë gabim për afatin e kontratës
BYLYKBASHI: Rrezikuat që Shqipëria të paguajë 360 milion euro
FINO: Më mirë të paguhej gjoba e plotë dhe të kthehej kontrata
XHAFA: As kam qenë dhe as jam për koncesione të tilla

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb