Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike në studion e News24, në rubrikën ‘Opinion’ ka folur edhe rreth situatës së ekonomisë në vendin tonë por edhe programit që PD ka përgatitur.

Tabaku u shpreh se situata më e vështirë është për qytetarët, sidomos shtresa e mesme e cila është dëmtuar thuajse në të gjitha drejtimet.

Kjo ka të bëjë edhe me tenderat abuziv, të cilët më shumë se gjysmat janë nën hetim nga SPAK për shkak të parregullsive.

”Sot që flasim ne kemi një ekonomi shumë të dëmtuar, sepse gjithmonë orientimi ka qenë në pak duar dhe në pak sektorë, nuk ka transparencë”, tha Tabaku, teksa shtoi se tenderat janë të përcaktuar për njerëz të caktuar dhe nuk ka më gara për fitues.

 

Jorida Tabaku: 

”Unë nuk jam dakord me investimet në infrastrukturë, por kur këto investime janë më shumë se gjysmat nën hetim nga SPAK të gjitha ato tenderat e programet, kur janë abuzive nuk mund të thuash do rrish çmimet e kontratave koncesionare, po për qytetarët, për fermerët për pensionistët kush i mbështet ata.

Pra ky proporcion që shkon gjthmonë në drejtim të pakicës është problem në më shumë se 11 vite.

Sot një nga dëmet më të mëdha që i është bërë ekonomisë është fakti që është fokusuar në pak duar, mos të flasim për kontratat koncesionare, sepse nuk ka më gare ato qepen për persona të caktuar pra nuk ka transparencë dhe ata që vuajnë janë qytetarët.

Kemi një shembull konkret, psh abuzimi me rrugët dhe akse të ndryshme”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: