Pas akordit të arritur javën e kaluar, Kristjan Asllani pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Interin.

Zikaltrit kanë paguar për të 4 milionë euro për huazimin njëvjeçar, ndërkohë që marrëveshja përfshin blerjen e detyrueshme për 10 milionë euro të tjera dhe 2 milionë bonuse për vazhdimësinë, plus huazimin e sulmuesit Satriano tek Empoli.

“Gazzetta dello Sport” tregon edhe rrogën që do të përfitojë Kristjan Asllani. Paga për sezonin e parë do të jetë 800 mijë euro dhe do të ketë rritje progresive deri në 200 mijë euro në vit.

Tek Empoli ai ishte nën regjimin e kontratës për lojtarët e rinj, që përfshinte një rrogë fikse 120 mijë euro në vit. Tek Inter do të përfitojë gati shtatëfishin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb