Edhe pse Paris Saint Germain u rezistoi ofertave të Real Madrid për Kylian Mbappe duket se transferimi i tij për në klubin spanjoll vetëm sa është shtyrë me disa muaj, pasi sulmuesi i talentuar ka kontratë deri verën e ardhshme me PSG-në dhe ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, pasi e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Prej muajit janar sulmuesi francez është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë dhe mediat në Paris raportojnë se Mbappe është gati të firmosë një kontratë 6-vjeçare me “Los blancos”, nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro pagë vitin e parë dhe nga 20 milionë euro neto në 5 vitet në vijim.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: