Thomas Muller do të vijojë të jetë pjesë e Bayernit, të paktën deri në vitin 2025. Ky është lajmi që vjen nga Bild për 32  vjeçarin që ka kontratë me gjigandin e Bundesligës deri në vitin tjetër, me të përditshmen gjermane që shkruan se ka ardhur drita e gjelbër mes palëve.

Sulmuesi, pavarësisht moshës, vijon të jetë vendimtar. Muller ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 19 assiste në 29 sfida të kampionatit. Në Champions League numërohen 4 gola në 10 sfida.

Eeee
Eeee

Lojtari i lindur në Weilheim in Oberbayern ka një jetë me këtë fanellë. Futbollisti ka dalë nga të rinjtë e këtij ekipi, ku mund të përmendim përformancat me Bayern U19 dhe Bayern U17.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb