Vinicius Junior është një nga diamantet e skuadrës së Real Madrid. Sulmuesi brazilian ka qenë protagonsit absolut me madrilenët në sezonin që kaloi dhe drejtuesit duket se nuk kanë aspak dyshime për të ardhmen.

Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2024, po mendohet rinovimi i saj. Sipas Marcas, për Vinicius do të ofrohet një marrëveshje e re deri në vitin 2026, me një klauzolë të frikshme prej 1 miliardë euro.

Lojtari është në planet e trajnerit Ancelotti dhe pritshmëritë janë të mëdha për të për sezonin e ri. Real Madrid do kërkojë që të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm në edicionin që po vjen.

 

5y6
5y6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb