“Objekti i vetëm i veprimtarisë së shoqërisë koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k është zbatimi i kontratës koncensionare/ppp të Rrugës së Arbrit.” – është ky sqarimi që vjen nga kompania “Gjoka Konstruksion” përmes një deklarate shpërndarë mediave.

Kompania e cila po kryen punimet në rrugën e Arbrit thekson se Shoqëria koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k dhe “Gjoka Konstruksion” sh.a janë dy Entitete të ndryshme, e para me objekt të vetëm zbatimin e kontratës koncensionare /ppp të Rrugës së Arbrit dhe e dyta me objekt të gjerë veprimtarie në fushën e ndërtimit.

Deklarata e Plotë:
Duke marre shkas nga gjithë disinformimi që aktualisht po kryhet në disa media sqarojmë se:
Bazuar në kontrate pas nënshkrimit dhe miratimit te kontratës kontratës koncensionare/ppp “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” Koncensionari është përgjegjës për sigurimin dhe përmbushjen e detyrimeve sipas kontratës.

Në përmbushje të detyrimeve kontraktore Koncensionari ka krijuar shoqërinë koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k në zbatim të legjislacionit dhe nenit 3 të kontratës koncensionare/ppp “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” .

Në zbatim të nenit 4 të kontratës, me krijimin e shoqerisë koncensionare, të gjitha të drejtat dhe detyrimet e koncensionarit transferohen tek shoqëria koncensionare, e krijuar vetëm për këtë qëllim.
Objekti i vetëm i veprimtarisë së shoqërisë koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k është zbatimi i kontratës koncensionare/ppp të Rrugës së Arbrit.

Shoqëria koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k në përputhje me nenin 9, të kontratës, ka disa nënkontraktorë, për të cilët është marrë miratimi i Autoritetit Kontraktor-MIE. Mes këtyre nënkontraktorëve të miratuar është edhe “Gjoka Konstruksion” sh.a.

Shoqëria koncensionare “Gjoka 87” sh.p.k dhe “Gjoka Konstruksion” sh.a janë dy Entitete të ndryshme, e para me objekt të vetëm zbatimin e kontratës koncensionare /ppp të Rrugës së Arbrit dhe e dyta me objekt të gjerë veprimtarie në fushën e ndërtimit. Ndërmjet shoqërisë koncensionare si Investitor është lidhur kontratë sipërmarrje me nënsipërmarrësin “Gjoka Konstruksion” sh.a për punime ndërtimore të një pjesë të rrugës dhe Tuneleve, bazuar në gjithë eksperiencën dhe kapacitetet teknike për realizimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb