Nuk ka më asnjë dyshim: Lorenco Insigne do transferohet tek Toronto në fund të sezonit, këtë do ta bëj falas pasi është futur në vitin që i skadon kontrata. Ajo që bën më shumë zhurmë janë shifrat e këtij transferimi, një kontratë sheikësh dhe arsyeja më e fortë pse sulmuesi azzurr pranoi të largohet nga Napoli pas afro 10 vitesh.

Insigne do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 11,5 milionë euro neto në sezon plus 4,5 të tjera në formë bonusesh që lidhen me paraqitjen e tij individuale, gola etj. Lajmi zyrtar do të bëhet publik brenda javësh së ardhshme, por ky është një fund i pashmangshëm, një fund i hidhur.

As presidenti De Laurentiis nuk bëri shumë për të bindur kapitenin teksa në kontratën e re nuk i ofronte më shumë se 3,5 milionë euro në sezon. Serie A do të përshëndes në këtë mënyrë një tjetër kampion ndërsa Mancinit i duhet të rivlerësojë rolin e Insigne në përfaqësuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb