Chris Smalling do të nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare me Romën, duke e zgjatur qëndrimin e tij në kryeqytetin italian deri në vitin 2025.

Qendërmbrojtësi anglez iu bashkua ekipit kryeqytetas nga Manchester United në gusht 2019. Ai e ka dëshmuar veten si një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Jose Mourinhos, duke qenë një mbrojtës me përvojë dhe shumë i qetë në zonën e tij.

Smalling ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të Romës në të gjitha garat për shkak të një dëmtimi por Mourinho shpreson të rikuperojë 33-vjeçarin për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Bayer Leverkusen.

Detajet përfundimtare burokratike tani janë duke u zgjidhur dhe marrëveshja e tij e re pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, ndoshta menjëherë pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës me Bayer Leverkusen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: