TIRANË
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot të rinjtë vullnetarë që kontribuan në ndihmat ndaj familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.  Meta thotë se energjia dhe vizioni i të rinjvë është frymëzues për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë.
Ai shton se aktivizmi vullnetar është një vlerë e shtuar që e bën shoqërinë më të dashur më njerëzore dhe më optimiste.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I PRESIDENTIT ILIR META
Energjia dhe vizioni i të rinjve për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë në Shqipëri janë përherë frymëzuese. I tillë ishte edhe takimi që zhvillova sot me përfaqësinë e grupimit “UnionS” të nismës “Unë e Dua Vullnetarizmin”, me një kontribut të spikatur në shërbim të familjeve të prekura rëndë nga tërmeti.
I falenderova për shembullin e duhur, jo vetëm për zhvillimin dhe konsolidimin e humanizmit dhe solidaritetit, por edhe për ndihmën e çmuar të dhënë ndaj komuniteteve në nevojë.
Shqipëria e ka të domosdoshme një dimension të ri social dhe pozitiv, që bazohet tek kontributi vullnetar i secilit prej nesh, për një shoqëri më njerëzore, më të përgjegjshme dhe më europiane, por edhe më të fortë dhe të pathyeshme përballë sfidave të globalizimit.
Aktivizimi vullnetar është një vlerë e shtuar, fuqizimi i të cilit na bën të gjithëve qytetarë më të mirë dhe shoqërinë tonë më të dashur, më njerëzore dhe më optimiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb