Zyrtarët lokalë të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seuli, kanë njoftuar se do të kërkojnë 4 milionë dollarë dëmshpërblim nga kisha. Kjo për shkak se autoritetet akuzojnë kishat për përhapjen e koronavirusit.

Për më shumë se një muaj, në komunën e Seulit janë shënuar raste të reja me COVID-19, ndërsa në një muaj numri i tyre ishte trefishuar.

Autoritetet e Seulit kanë njoftuar se do të paditin Saran Deil dhe liderin e saj Jun Kuang-hung. Kujtojmë që në Korenë e Jugut deri më tani kanë humbur jetën 377 persona si rezultat i COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: