Hapet rruga prej 16 km nga Tropoja në Malin e Shkëlzenit. Një kontribut prej 140 mijë eurosh i jep mundësi fillimit të ndërtimit të Varrit të Mirë të tyrbes së Shkëlzenit. Gurin e parë të themelit të kësaj tyrbeje e vendosi përfaqësuesi i komunitetit fetar nga Kosova Sheh Gurfan Shehu.
E pranishme ishte edhe trupa e pallatit të kulturës së Tropojës. Kryetari i bashkisë së Tropojës Rexhë Biberaj u shpreh se data 7 gusht do të jetë në kalendarin e bashkisë si festë kombëtare.
Një ndër kontribuuesit ishte edhe shoqata “Shkëlzeni”, ku kryetari i saj Besfort Tafaj tha se ishte një ëndërr shekullore ndërtimi i kësaj rruge dhe tyrbeje.