ELBASAN

Policia e Elbasanit, ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit është zbuluar një lokal ku ende luheshin baste. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një monitor dhe një njësi.

Po kështu është proceduar penalisht pronari i subjektit shtetasi L.Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera  në të gjithë territorin e Qarkut. Policia e Shtetit fton cilindo  të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Digjital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: