VLORA

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi organizonte lojëra fati. I.A, përdorte lokalin për aktivitetin e paligjshëm, por u zbulua pas kontrollit nga Policia.

Ndërkohë janë sekuestruar pajisjet elektronike që përdorte 29-vjeçari për të ushtruar aktivitetin.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në Novosel. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. A., 29 vjeç, banues në Novosel, Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje elektronike që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb