Policia Rrugore e Vlorës ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat: 38 për drejtim automjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 2 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1522 masa administrative, të ndara si vijon:

– 741 masa për tejkalim shpejtësie;
– 75 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 37 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 12 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 66 masa për parakalime të gabuara;
– 215 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 373 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb