VLORË

Një përplasje ka ndodhur sot mes punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe një pronari.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Vlorës, rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb