Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjeve pa leje si edhe kapjen e personave në kërkim.

Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar një 24-vjeçar, pasi gjatë kontrolleve në mjet i është gjetur e fshehur një armë zjarri automatike.

Më tej Policia e Shkodrës njofton se kuadër të kontrolleve në pranga kanë rënë  M. C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe; M. L., 22 vjeç dhe A. G., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Skënderbeg”, duke bërë lëvizje të dyshimta me mjetin “Volksëagen”.

Pas ndalimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Informacion-

Vijojnë kontrollet blic në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që shpërndajnë lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të kontrolleve blic për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që shpërndajnë lëndë narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në fshatin Golem, Shkodër, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur e fshehur një armë zjarri automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

M.C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe; M. L., 22 vjeç dhe A. G., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Skënderbeg”, duke bërë lëvizje të dyshimta me mjetin “Volksëagen”. Pas ndalimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, mjeti tip “Volksëagen” dhe 3 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb